5 mënyrat më të këqija për të parë televizor

Tashmë ndodhemi në epokën e artë të televizionit, shfaqje, seriale, spektakle, filma, muzikë, përmbajtje të ndryshme për të gjitha moshat dhe preferencat. Madje gjatë pandemisë u kthye në një mik të mirë që na mbajti në kontakt me botën e jashtme, por ka 5 mënyra si ne shohim televizor që bëjnë keq për shëndetin.

Aq shumë sa harron të lëvizësh

Të ngulesh para televizorit për më shumë se dy orë rrit me 70% rrezikun e kancerit kolorektal në moshë të re. Vetëm aktiviteti ndihmon në përmirësimin e nivelit të hormoneve dhe në sistemin imunitar. Ekspertët rekomandojnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik të moderuar në ditë.

Në vend të gjumit

Të qëndruarit për të parë televizor në rastet kur të flihet gjumë ose kur trupi ka nevojë të pushojë, lidhet me vdekjet e sëmundjeve të zemrës, Alzhaimerit dhe diabetit. Çdo orë e rrit rrezikun me 12%, pasi ndërhyn në ciklin natyral të gjumit.

Multi-screen

Rrezet blu dëmtojnë qelizat e syve dhe të trurit, ndaj rekomandohet sa më shumë dritë natyrale gjatë përdorimit të pajisjeve me ekran, si dhe kufizim të kohës së shpenzuar para tyre. Gjithashtu, nuk duhet të përdoret celulari gjatë kohës që shihet televizor apo të përdoret laptopi, nëse nuk keni filtra mbrojtës.

Pak përpara gjumit

Drita blu që rrezatohet nga pajisjet e ndryshme ngadalëson prodhimin e hormonit të gjumit, melatoninës që më pas sjell një gjumë të keq ose pagjumësi. Sipas ekspertëve, duhet të vendoset një kufi për episodet që do të shohësh nga një serial, si dhe rekomandohet që mos të jenë në zhanrin aksion. Rregulli i artë është të shmangen të gjitha ekranet 30 minuta përpara gjumit.

Duke ngrënë

Të ngrënët e shpërqendruar”, pra të hash diçka ndërsa sheh televizor apo përdor celularin në fakt bën të hash më tepër nga sa duhet. Pra, në tru nuk regjistrohet kujtimi i procesit të të ngrënit sepse nuk jemi të vëmendshëm ndaj asaj që po fusim në gojë. Kjo do të bëjë të hash sërish, më shpejt nga sa duhet për shkak të humbjes së kontrollit mbi procesin e ushqimit.

Shpërndaje lajmin në:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Close Menu