Historia e perlave sekrete të qytetit të Ohrit

Liqeni i Ohrit është liqeni më i vjetër në Evropë, dhe është shumë i pasur në biodiversitet.

Është shtëpia e 212 kafshëve endemike, dhe njëra prej tyre është peshku korani. Prej këtij peshku vijnë edhe perlat me një rececë sekrete, që gjenden vetem në Ohër.

Historia e këtyre perlave është mjaft interesante, pasi vetëm dy familje mund t’i bëjnë. Filloi në vitin 1924, kur një imigrant nga Rusia erdhi në Ohër me një formulë sekrete të një përzierjeje të veçantë për krijimin e perlave.

Ky njeri kishte shërbyer në shtëpinë mbretërore të Rusisë, dhe kur cari i fundit është larguar, me forcimin e komunistëve ky kishte ikur nga Rusia dhe mbërriti në Ohër.

Përzierjen e shiti në familjen Talev dhe pastaj ia tregoi edhe një shoku të tij, që ishte familje Filev. Deri tani vetëm këto dy familje e dijnë këtë përzierje dhe mund t’i bëjnë perlat e Ohrit.

Receta mund të përcjellet vetëm nga babai tek djali.

Edhe pse këto dy familje kanë pasur shumë oferta, asnjëra nuk ka pranuar ta shesë këtë recetë sekrete. As për biznese të mëdha e as për para të shumta. Receta pra përban ekstrakte të peshkut koran.

Karakteristikat bazike të perlës së ohrit kanë materiale organike dhe bëhen po ashtu edhe guacka që nxirren nga liqeni. Këto bëhen në forma të ndryshme në formë rrumbullake, dhe secila pastaj lyhet me përbërësit sekretë.

Edhe brushat për lyerje janë speciale. Secila perlë lyhet deri në 8 herë, dhe pas çdo lyerjeje duhet të presësh për tharje, që mërr përafërsisht 40 minuta apo deri në një orë. Pra është një proces i gjatë dhe me shumë detaje.

Perlat tradicionale thuhet se zgjasin deri ne 150 vjet, ndërsa perlat e Ohrit zgjasin gjithmonë.

Fama e këtyre perlave ka shetitur Evropën dhe familjet mbretërore.

Shumë mbretëresha kanë marrë perla në Ohër, në mesin e tyre mbretëresha e tanishme angleze – Elizabeth, princesha Diana, e shumë të tjera.

Shpërndaje lajmin në:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Close Menu