Kthehen në Tokë katër turistët që vizituan hapësirën

Misioni “Inspiration4” i SpaceX është ulur i sigurtë në Tokë, me katër turistët hapësinorë që zbritën në brigjet e Floridës të shtunën, pranë vendit ku ishin nisur tre ditë më parë.

Kuarteti i turistëve hapësinorë zbritën nga parashutat në bordin e kapsulës së tyre Dragon, e cila i kishte shëtitur rreth orbitës që kur u nisën për në hapësirë.

Ishte misioni i parë që hyri në orbitë pa një astronaut profesionist.

Në vend të kësaj, katër civilë të udhëhequr nga miliarderi Jason Isaacman u ulën në kapsulën Dragon, plotësisht të automatizuar nga SpaceX.

Kapsula, e quajtur “Ressilence”, arriti një lartësi jashtëzakonisht të lartë prej 363 milje, duke tejkaluar Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar me 100 milje.

Rreth orës 19:00 të mëngjesit, kapsula SpaceX Crew Dragon u hodh me parashutë në det të qetë, pas një zbritjeje të automatizuar të rikthimit.

Brenda një ore, katër anëtarët e ekuipazhit u panë duke dalë nga kapaku anësor i kapsulës pasi automjeti, i djegur dukshëm në pjesën e jashtme të tij, u ngrit nga oqeani në kuvertën e një anije të rimëkëmbjes SpaceX.

Secili nga të katër-Jared Isaacman, 38, Hayley Arceneaux, 29, Chris Sembroski, 42, dhe Sian Proctor, 51- përshëndetën të pranishmit me dorë nga kuverta, shkruan Independent, transmeton Klankosova.tv.

“Në emër të SpaceX, mirë se erdhët në planetin Tokë, misioni juaj i ka treguar botës se hapësira është për të gjithë ne”, tha një kontrollues i misionit SpaceX.

“Ky ishte një udhëtim i mirë për ne, sapo kemi filluar”, tha njëri nga turistët, Jason Issacman.

Ata u dërguan më vonë me helikopter përsëri në Cape Canaveral për ribashkime me të dashurit e tyre.

“Nisja dhe kthimi i suksesshëm i misionit hap një kapitull të ri për udhëtimet private në hapësirë“ tha themeluesi i Teslas, Elon Musk.

Fluturimet drejt hapësirës si turistë fillimisht u bënë nga Richard Branson dhe Jeff Bezos në muajt e fundit, megjithëse ky i fundit zgjati shumë më gjatë dhe shkoi shumë më tej.

Shpërndaje lajmin në:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Close Menu