Pse shtoni në peshë edhe kur hani pak/ Këshillat që duhet të ndiqni

rovoni të hani pak kos me fara kungulli plot omega 3.

Në drekë kini kujdes nivelin e jodit
Dreka është pjesa më e rëndësishme e ditës për të plotësuar përqindjen më të madhe të vlerave ushqyese. Prandaj këshillohet që të konsumoni ushqimet e duhura, por pa rënduar organizmin. Mund të provoni oriz dhe majdanoz të gatuar me vaj ulliri, limon dhe piper të kuq ose djegës. Ose supë me patate, presh dhe pak gjizë të shoqëruar me sallatë me rukola dhe domate.

Kur ju kaplon lodhja e mesditës
Më e mira për të ndihmuar tretjen është pastrimi i mëlçisë nga helmet që ka mbledhur gjatë ditës. Shafrani i Indisë ose tumerik i tretur në një gotë me ujë, arrin jo vetëm largimin e helmeve por dhe eliminimin e yndyrnave dhe nxit djegien e kalorive. Shafranin e Indisë e gjeni në markete ose në pikat ku shiten erëzat

Për të shuar urinë
Frutat janë miqtë tuaj më të mirë, dhe për një sistem tretës në formë janë thelbësore. Mund të provoni të hani një mollë të ndarë ne feta e të spërkatur me pak pluhur xhenxhefili ose kanellë.

Darka duhet ngrënë me armiqtë
Vakti i fundit të ditës duhet të jetë dhe më i lehti, si dhe duhet konsumuar para orës 19:00. Perimet e ziera me avull janë dhe zgjidhja perfekte e një dake të lehtë e plot vlera. Mjafton që të mos e ekzagjeroni me sasinë, dhe mund të konsumoni çdo perime që preferoni. Ose në dëshironi mund të përgatisni një sallatë me spinaq dhe me pak fileto pule me vaj ulliri. /AgroWeb

Shpërndaje lajmin në:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Close Menu