1 mijë e 245 testime, 159 qytetarë rezultojnë pozitivë me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1 mijë e 245 testime për koronavirus.

Nga këto mostra të marra, 159 raste kanë rezultuar pozitiv.

Për fat të mirë gjatë orëve të kaluara nuk është shënuar asnjë rast i ri i vdekjeve si pasojë e infektimit me COVID-19.

“Sot, është shënuar numri më i lartë i testimeve brenda 24 orëve, nga 1.245 mostra të marra, 159 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast tragjik nga Covid-19”, bëri të ditur ministri Zemaj.

Kësisoj numri i të infektuarve tani ka arritur në 17 mijë e 422 persona.

Shpërndaje lajmin në:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Close Menu