Bëhet e ditur nëse Ministria e Shëndetësisë vendos nesër masa të reja anti-COVID

Kanë mbetur edhe pak ditë që të bëhet një vit i plotë që nga konfirmimi i rasteve të para me COVID-19 në Kosovë.

Që nga konfirmimi i këtyre rasteve filloi edhe periudha pandemike, një nga më të vështirat për shtetin e Kosovës, që nga paslufta.

Edhe pse për një kohë të shkurtër numri i rasteve pati rënie dhe situata thuajse u qetësua e tëra, këto ditë pati një ngritje mjaftë të madhe të tyre.

Vetëm gjatë ditës së sotme u konfirmuan 568 raste të reja, duke quar kështu numrin e përgjithshëm të të prekurve me koronavirus në 70 mijë e 753, që nga fillimi i pandemisë.

Numri i rasteve aktive është 8 mijë e 505, ndërsa si pasojë e këtij virusi kanë humbur jetën 1 mijë e 620 pacientë.

Edhepse pati disa paralajmërime për vendosjen e masave të reja anti-COVID, një gjë e tillë nuk do të bëhet.

Burime të lajmi.net brenda Ministrisë së Shëndetësisë kanë konfirmuar se nuk do të ketë ndryshim të masave apo ndonjë vendosje të kufizimit të qarkullimit të qytetarëve shkaku i kësaj.

Kësisoj të gjithë qytetarët e Kosovës do të duhet të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura më parë, vendosjen e maskës, respektimin e distancës dhe mbajtjen e higjienës, në mënyrë që të parandalohet përhapja edhe më e madhe e këtij virusi.

Por nesër nuk parashihet që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa të reja, apo kufizime të lëvizjes, ashtu siç u raportua më parë.

Qytetarët do të vazhdojnë të kenë të njëjtat masa për t’u respektuar anipse numri i rasteve është mjaftë i lartë.

Prishtina vazhdon të jetë qyteti me numrin më të madh të rasteve aktive me koronavirus, por që situata nuk është aspak më e mirë edhe në disa prej komunave të tjera në vend.

Anipse  ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti deklaruan se vaksina anti-COVID pritet të vijë gjatë muajit shkurt kjo nuk ndodhi.

Tani që kemi hyrë në muajin mars asnjë dozë e vaksinës anti-COVID nuk ka arritur në Kosovë.

Nuk dihet nëse ndonjë prej kosovarëve do të mund të vaksinohet brenda këtyre muajve, por që shpresat janë që dozat e vaksinës anti-COVID të arrijnë tek në muajin maj vaksinë kjo e llojit COVAX.

Në listën e COVAX, për dhurimin e kësaj vaksine dje ka figuruar edhe shteti i Kosovës dhe kësisoj mbetet të pritet nëse dozat e kësaj vaksine do të arrijnë në vendin tonë.

Për disa muaj me radhë qytetarët patën kufizim të lëvizjes, por që gjatë zhvillimi të fushatës elektorale të partive politike ku shumë prej tyre nuk respektuan as distancën dhe as vendosjen e maskave dhe u grumbulluan me një numër mjaftë të lartë, qytetarët u shprehën mjaftë të revoltuar dhe shumë prej tyre madje deklaruan se s’do të respektojnë më kufizimin e lëvizjes nëse vendoset edhe një herë.

Shpërndaje lajmin në:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Close Menu