Ja sa vezë duhet të konsumoni në javë

Veza bën pjesë në listën e 10 super-ushqimeve dhe jo pa arsye. E verdha e vezës, por edhe e bardha e saj përmbajnë një sasi të madhe proteinash dhe kolinë duke u përdorur gjerësisht në recetat e gatimit. Por sa vezë duhet të konsumojmë brenda 1 javë, ja se cfarë thotë dieotologia Blerina Bombaj:

Kohë më parë, hulumtime të ndryshme, sugjeronin ngrënien e jo më shumë se 2 vezëve në javë. Kjo për shkak se e kuqja e vezës ka përmbajtje kolesteroli. Sidoqoftë, pavarësisht se vezët kanë përmbajtje të kolesterolit, janë yndyrnat e ngopura ato që ndikojnë më së tepërmi tek sasia e kolesterolit në gjak. Studime të kohëve të fundit tregojnë se, përvecse në rastet kur ka rrezik të lartë të sëmundjeve të zemrës, ngrënia e deri në 7 vezëve në javë nuk shkakton asnjë problem./Sh.o/

Shpërndaje lajmin në:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Close Menu