Me vetura e aeroplanë: Për pak ditë, dhjetra mijëra mërgimtarë arrijnë në Kosovë

Përpos përballjes me virusin COVID-19, vera e kaluar ndryshoi shumë edhe për mërgimtarët.

Sikur rrallë herë të njëjtit nuk arritën që të vinin në Kosovë.

Por tashmë kur numri i të infektuarve ka rënie thuajse në gjithë botën dhe se vaksinimi antiCOVID po bëhet në numër më të madh, të njëjtit do të nisen në numër të madh drejt shtetit të Kosovës.

Numër i madh i veturave dhe autobusëve hyn në Kosovë gjatë vikendit që lamë pas.

Nga Policia e Kosovës në një përgjigje të dhënë për lajmi.net u bë e ditur se me datë 19 qershor në tri pikat kufitare, atë të perëndimor, lindjes dhe veriut hyn gjithsej 10 mijë e 589 vetura.

Në të njëjtën ditë në pikat kufitare tokësore të vendit hyn poashtu edhe 288 autobusë.

Përpos kësaj një ditë më vonë numër edhe më i madh i veturave hyn përmes tri pikave kufitare të Kosovës.

Më 20 qershor ishin gjithsej 17 mijë e 94 vetura të cilat hyn në Kosovë.

Përpos kësaj në vendin tonë hyn edhe 296 autobusë.

Shumë prej këtyre veturave dhe autobusëve ishin edhe nga vendet e huaja, mërgimtarë të cilët tashmë kanë filluar pushimet dhe janë nisur drejt vendlindjes.

Por mërgimtarë të shumtë anembanë botës shpesh herë zgjedhin që ardhjen e tyre në Kosovë ta bëjnë përmes linjave ajrore.

Në një përgjigje të dhënë për lajmi.net, zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara tha nga data 07 deri më datën 13 të këtij muaji në ardhje pati gjithsej 19 mijë e 750 udhëtarë.

Kurse nga data 14 deri më 20 qershor, apo një ditë më parë erdhën gjithsej 21 mijë e 912 udhëtarë.
Deri më datën 20 qershor u realizuan gjithsej 287 fluturime.

Ndryshe rënie të madhe të fluturimeve pati gjatë vitit të kaluar, ku për një kohë të gjatë ndaluan thuajse të gjitha fluturimet, përpos atyre me shkaqe shëndetësore.

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara bëri të ditur se tashmë ka fluks më të madh të udhëtarëve, krahasuar me muajt e kaluar.

“Po, ne kemi fluks më të madh të udhëtarëve se sa në muajt paraprak.Numrin më të madh të udhëtarëve në arritje e kemi gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht. Duke patur parasysh se vitin e kaluar nuk kemi pasur fare fluturime (përveç atyre të riatdhesimit , ushtarake dhe fluturime mjekësore), ne këtë vit presim më shumë fluturime dhe udhëtarë se sa vitin e kaluar”, theksoi Gara.

Pavarësisht gjithë kësaj, Kosova vazhdon të jetë nga vendet që ka vaksinuar më së paku qytetarë.

Deri më tani numri i përgjithshëm i të vaksinuarve me antiCOVID është 133 mijë e 868 qytetarë.
Numri i rasteve aktive të të infektuarve me koronavirus tani për tani është gjithsej 174 persona.

Shpërndaje lajmin në:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Close Menu