Një i vdekur e 98 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit si pasojë e koronavirusit, ka vdekur një person. Ndërsa, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 98 raste të reja me koronavirus dhe 37 të shëruar.

Personi ka vdekur në Spitalin e Gjakovës.

Deri tash në Kosovë janë regjistruar gjithsej 16 mijë e 345 raste me koronavirus. Sipas IKSHPK-së, numri total i vdekjeve si pasojë e koronavirusit është 649 raste ndërsa janë shëruar 14 mijë e 405 persona. 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 103 persona me koronavirus janë duke u trajtuar në spitalet dhe klinikat e Kosovës ndërsa tre prej tyre janë në respiratorë.

Image

Shpërndaje lajmin në:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Close Menu