PDK-ja nuk merr pjesë në seancën e ftuar nga Kurti për referendumin e Serbisë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se subjekti politik që ai përfaqëson nuk do t’i shkojë në seancë të jashtëzakonshme Qeverisë, të ftuar për ditën e nesërme për çështjen e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Tahiri një vendim të këtillë e ka bërë të ditur me anë të një konference për media, duke thënë se PDK-ja e sheh të panevojshme mbajtjen e seancës për çështjen e referendumit, shkruan lajmi.net.

“Edhe pse kemi një qëndrim të Qeverisë, Qeveria dhe mazhoranca kanë bërë thirrje për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për të shtruar këtë temë edhe për debat në Kuvend. PDK e sheh krejt të panevojshme thirrjen e kësja seance dhe nuk do të jemi pjesë e saj nesër”, deklaron ai.

“Z. Memli Krasniqi ka shprehur qëndrimin e qartë të PDK-së rreth çështjes së mbajtjes së referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës. Mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë përbën një shkelje të sovranitetit dhe rendit kushtetues. Do të donim që Qeveria të kishte pasur një koordinim më të mirë me shtetet e QUINT-it dhe veçmas me SHBA-të, pra në raport me këtë çështje. Fatkeqësisht, Qeveria ka vendosur të hesht”, potencoi më tej ai.

Siç është bërë e ditur nga kryeministria, në Kuvend është paraparë që të arrihet një rezolutë e përbashkët që kundërshton mbajtjen e referendumit të Serbisë përbrenda territorit të Kosovës.

Shpërndaje lajmin në:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Close Menu