Rikthehen pritjet në kufirin me Serbinë, te Dheu i Bardhë kolona e gjatë deri në 500 metra

Mërgimtarët edhe këtë vit nuk do t’iu shpëtojnë pritjeve të gjata në kufi për të hyrë në Kosovë.

Në pikat kufitare tashmë kanë filluar të vërehen kolona të gjata të automjeteve.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, sot në orën 11:20 në pikën e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 1 orë, kurse kolona është e gjatë 400 deri në 500 metra, shkruan Telegrafi, përcjell Kolosalexpress.

Edhe në pikën tjetër kufitare në Merdare kolona e automjeteve është e gjatë 100 deri në 120 metra, kurse pritjet janë 25-30 minuta.

Pritje deri në 25 minuta ka edhe në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, në Vërmicë. Kolona e automjeteve në këtë pikë në hyrje të Kosovës është 30-40 metra.

Situatë më e qetë vërehet në pikat tjera kufitare.


Shpërndaje lajmin në:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Close Menu