Gjermania heq karantinën për ata që udhëtojnë nga Kosova

Derisa numri i infektimeve me koronavirus ka rënë në Gjermani dhe në shumë pjesë të botës qeveria gjermane ka lehtësuar masat për udhëtime në disa vende.

Gjermania e ka ndryshuar listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë ku Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali Zi dhe disa shtete tjera nuk bëjnë pjesë më në këtë listë ashtu siç ishte më parë.

Gazetari i njohur i Deutsche Welle Bahri Cani nëpërmjet një video në kanalin e tij në YouTube ka informuar të gjithë mërgimtarët se është hequr karantina për udhëtarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali Zi dhe disa shtete tjera.

Mirëpo vlen të theksohet se ata që udhëtojnë në këtë vend duhet të kenë patjetër me vete një test “negativ” jo më të vjetër se 48 orë.

Shpërndaje lajmin në:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Close Menu