Detaje të reja nga vrasja tragjike, aktori tregon se kush ia dha armën dhe çfarë i tha

Arma që aktori Alec Baldwin qëlloi në shesh-xhirim, duke vrarë një punonjëse, iu dorëzua nga një asistent-regjisor i cili i tha se ishte një armë e sigurt, tregojnë të dhënat e gjykatës.
Kinematografja Halyna Hutchins u qëllua për vdekje në gjoks në incidentin e së enjtes në xhirimet e filmit ‘Rust’.

Regjisori Joel Souza, i cili qëndronte pas saj, mbeti i plagosur.

48-vjeçari mori mjekim urgjent për një dëmtim në shpatull dhe më pas doli nga spitali.

Detaje të mëtejshme të hetimit të policisë u publikuan të premten kur u dorëzua një urdhër kërkimi në një gjykatë në Santa Fe, New Mexico.

Aktori 63-vjeçar është marrë në pyetje nga forcat e rendit, por askush nuk është akuzuar për ngjarjen.

Më herët të premten, Baldwin – i cili ishte ylli dhe producenti i filmit – tha se:

“Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe pikëllimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe koleges tonë të admiruar thellësisht”.

Sipas policisë nuk ka asnjë akuzë të menjëhershme mbi aktorin dhe ai është i lirë të udhëtojë pavarësisht se hetimi do të vazhdojë të jetë i hapur./Kolosalexpress/

Shpërndaje lajmin në:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Close Menu