Pasi u mësua se është emëruar specialiste e Ujësjellësve, Zaimina Vasjari reagon për herë të parë

Ditën e sotme u bë e ditur se Zaimina Vasjari është emëruar specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës, në degën e Shijakut.

Këngëtarja dhe arkitektja është emëruar në këtë detyrë më 10 qershor të këtij viti, sipas dokumentit të siguruar nga media.

Zajmina Vasjari ka marrë përsipër të zgjidhë edhe problemet e komunitetit të Shijakut për ujin e pijshëm.

Pasi lajmi u bë publik, “Miss Shqipëria 2002” ka reaguar për herë të parë me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo ka ndarë në Instastory me ndjekësit e saj një video, me anë të së cilës tregon se këtë fundjavë ka zgjedhur ta kalojë në det, me një jaht super luksoz.

“Paçi një fundjavë të këndshme”, është mbishkrimi që modelja ka zgjedhur për videon, në të cilën duket edhe vajza e saj e vogël, e kthyer me kurriz nga kamera.

Me këtë postim, me gjasa Zaimina ka treguar se nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët për postin e saj të ri dhe se ka vazhduar pushimet e qetë.

Shpërndaje lajmin në:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Close Menu