Publikohet videoja e momenteve të fundit të reperit që u shua dje

Momentet e fundit të reperit Mad Clip para se të përplasej dhe të humbte jetën janë publikuar nga mediat greke. Reperi shihet duke ecur me shpejtësi mbi 150 km/h me mjetin luksoz tip, pranë së cilës ndodhet dhe Audi i bardhë që autoritetet po kërkonin.

Shoferi i Audi -t u paraqit vullnetarisht në polici ku dhe dha dëshminë. “Kur u ndez drita jeshile, pashë Porsche të zhvillonte shpejtësi të madhe. Kam mbajtur një distancë të sigurt dhe kam qëndruar prapa. Nuk e njihja shoferin e Porsche. Rastësisht ishim në të njëjtën semafor.”, ka thënë ai. Sot pritet ekspertiza mjeko-ligjore, si dhe rezultatet e ekzaminimeve që u kryen për të përcaktuar nëse reperi 34-vjeçar kishte konsumuar alkool. Mbrëmjen e së mërkurës ai kishte marrë pjesë në dasmën e një miku, ku dhe kishte kënduar me këngëtaren shqiptare Eleni Foureira./Kolosalexpress/

Shpërndaje lajmin në:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Close Menu