Stresi ndërhyn për të qetësuar gjakrat pas rrëmbimit të reperit shqiptar

Prej pasditesh të djeshme, në media po bën xhiro sherri mes mes “mbretit” të Instagramit, Kozak Braçi me një tjetër personazh të njohur, si Fabio Dushku. Familjarët e Kozak njoftuan policinë duke pretenduar për një pengmarrje ndaj tij.

Pas fyerjeve në shkallët e pallatit të të riut që jeton në lagjen e Alliasit në Tiranë ndodhi një shpërthim. Më tej, Dushku ka dërguar disa miq të tij, të cilët e kanë rrëmbyer dhe e kanë futur me dhunë në makinë duke e detyruar të thotë fjalë banale ndaj vetes pikërisht në llogarinë e tij të TikTok-ut.

Të dy personazhet janë të njohur në rrjetet sociale duke patur miq të përbashkët persona të famshëm të skenës. Një prej tyre është reperi i famshëm “Stresi”, i cili ka njohje si me grupin e Fabio Dushkut ashtu edhe me Kozakun.Pikërisht, ka ardhur edhe reagimi nga reperi, i cili përmes një video live në Instagram, teksa bisedon me mikun e tij Aleks Visha, thotë se i ka ardhur shumë keq të ofendosh familjen në publik.Sipas Stresit, këta zgjodhën rrugën më të lehtë, ka rrugë edhe më të rënda kur të preket familja.

“Tani i njohim të dyja palët, Fabion e kam vëlla e di gjithë Shqipëria. Nuk e hedh poshtë sot e një mijë vjet. Edhe Kozin e njohim, më ka ardh shumë keq për të, realisht tani që po folim, po tani ca me bo. S’kemi ç’bëjmë. Vëllai a e mban mend kur thosha unë që është shumë keq me tu shajt në publikë familja. Neve na ka ndodh krejt artistave realisht. Është gjëja më e rëndë që mundet t’i ndodh dikujt. Mirëpo, këta zgjodhën rrugën më të lehtë, ka rrugë edhe më të rënda kur të preket familja. Unë jam munduar me e shujt me çdo kusht këtë punë, edhe para 10 ditësh në Sarandë, por është diçka që është e kot”, tha reperi./Kolosalexpress/

Shpërndaje lajmin në:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Close Menu