Teuta Selimi lë Zvicrën, kthehet për të jetuar në Kosovë

Këngëtarja Teuta Selimi, me vite të tëra e ka ndarë jetën e saj mes Zvicrës dhe Kosovës.

Ndonëse në vendlindje ka qenë më shumë prezente në sezonet e dasmave dhe ahengjeve, Teuta me kohë të plotë ka jetuar në Zvicër.

Ndërsa së fundmi, ajo dhe bashkëshorti i saj, Patrioti, kanë vendosur që përfundimisht ta lënë Zvicrën dhe të kthehen në Kosovë për të jetuar.

Burimet e emisionit “Prive”, kanë konfirmuar se familja tashmë ndodhen në Prishtinë dhe se fëmijët e tyre nga shtatori do të fillojnë shkollimin në vendlindje./Kolosalexpress/

Shpërndaje lajmin në:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Close Menu