The Weeknd fiton çmimin e rëndësishëm

Mbrëmjen e së enjtes (23 Shtator) është mbajtur ceremonia e “Music in Action Award” në West Hollywood, Kaliforni.

Ceremonia që u financua nga Black Music Action Coalition (BMAC), ka si qëllim të nderojë muzikantët, drejtuesit e muzikës dhe bizneset muzikore që kanë dhënë kontributet më domethënëse në drejtësinë shoqërore, ndryshimin dhe barazinë gjatë vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, BMAC është një organizatë e formuar për të adresuar racizmin sistemik brenda biznesit të muzikës.

Gjatë mbrëmjes, këngëtarë të ndryshëm janë vlerësuar me çmime, por më të veçantin e ka marrë artisti kanadez The Weeknd dhe H.E.R.

Këngëtari i “Starboy” fitoi çmimin “Quincy Jones Humanitarian Award”, duke u vlerësuar për kontributin e tij në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

31-vjeçari e ka përdorur shpeshherë adresën personale në rrjete sociale për të adresuar problematika të shumta të shoqërisë dhe për të ngritur zërin kundër padrejtësive, ku mund të përmendim aktivizimin e tij në protestën për George Floyd që u vra nga policia amerikane. /Kolosalexpress/

Shpërndaje lajmin në:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Close Menu