Ballkani në vendin e parë, tabela e Superligës së Kosovës pas javës së 16-të

Sot është zhvilluar ndeshja e fundit e xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo xhiro dhuroi spektakël në futboll, ku ndeshje interesante ishte ajo në mes të Llapit dhe Gjilanit, e që përfundoi pa gola ky takim.

Ndërkaq, takim interesant ishte edhe ai mes Feronikelit dhe Ballkanit, ku suharekasit vazhduan me kryesim në ligë e që fitoi edhe në këtë ndeshje me rezultat minimal 1-0.

Kurse, Prishtina ka fituar me rezultat bindës ndaj klubit të Ulpianës me rezultat 3-0, kështu duke vazhduar ngritjen për në krye të tabelës së Superligës.

Po ashtu, fitore ka shënuar edhe Malisheva, e cila u përballë me Drenicën e që fitoi me rezultat 2-0, kështu duke u largua nga zona që çon drejt Ligës së Parë.

Ndërsa, java e 16-të në elitën e futbollit kosovar u mbyll me ndeshjen mes Dritës dhe Dukagjinit, ku gjilanasit shënuan fitore me rezultat të thellë 4-0.

Pas përfundimit të kësaj xhiroje, Ballkani kryeson tabelën me 30 pikë, duke lënë pas Gjilanin me 29 pikë dhe Dritën me 28 pikë.

Në pozitën e 4-të renditet Llapi me 25 pikë, Prishtina në atë të 5-të me 24 pikë, kurse në pozitën e 6-të renditet Drenica me 20 pikë, duke lënë pas në vendin e 7-të Malishevën me 18 pikë, ndërkaq Ulpiana në vendin e 8-të me 17 pikë, në atë të 9-të Dukagjini me 16 pikë dhe në të fundit (10-të) Feronikeli me 10 pikë.

Shpërndaje lajmin në:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Close Menu