Njofton Komisioni Disiplinor, s’ka vendim për ndeshjen Lazio – Torino

Komisioni Disiplinor ka njoftuar se ende s’është vendosur lidhur me ndeshjen që nuk u zhvillua mes Lazios dhe Torinos.

Shkaku i rasteve me COVID-19, Torino nuk udhëtoi fare në Romë, derisa Lazio ishte e gatshme që të zhvillonte ndeshjen.

Torino ka tetë lojtarë dhe dy pjesëtarë të stafit me COVID-19, andaj u ndalua autoritetet lokale që të udhëtojnë në një qytet tjetër.

Sidoqoftë, Komisioni Disiplinor thotë se është çështje e veçantë duke u gjykuar, pa caktuar ndonjë fitore 3 – 0 për skuadrën e Vedat Muriqit.

Kjo ndeshje kishte rëndësi edhe për Muriqin, ngase ishte në formacionin bazë dhe ndoshta do arrinte të tregonte kualitetin.

Shpërndaje lajmin në:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Close Menu