Zëri mahnitës i vajzës gjilanase që mori pjesë në “Festa e qytetit në Paris”(VIDEO)

Tuana Bunjaku një talent i jashtëzakonshëm vetëm njëmbëdhjetëvjeçare nga Gjilani performoi në “La fête de la ville – Festa e qytetit në Paris”, transmeton Kolosal Express.

Tuana performoi live dhe u mirëprit nga publiku me duartrokitje të shumta. Ajo ka marrë pjesë në shumë programe shkollore, ku cilësohet një nga nxënëset me zërin më të bukur.

Ndiqeni performancën e Tuanës:

Për Tuanen nuk ishte hera e parë që ngjitje në skenë, ajo kishte performuar live në “Summer festival Paris – Festival de l’été Paris”.

Me këtë rast, Tuana është shprehur: -” Ishte eksperiencë shumë e bukur, jam shumë e lumtur që arrita t’i bëjë prindërit krenarë me mua”.

Tuana Bunjaku me Kryetarin e Komunës Jean Baptiste Borsali

Tuanës së vogël por me një zë që premton shumë, i urojmë shumë suksese në të ardhmen! /KolosalExpress/

Shpërndaje lajmin në:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Close Menu