Loja “God of War” vjen në PC në janar, shikoni trailerin

Pothuajse katër vjet pasi debutoi në tastierën PlayStation 4, loja “God of War” po vjen më në fund edhe në PC.

Sony do të ofrojë ekskluzivitetin në Steam dhe Epic Game Store më 14 nëntor, ka ardhur konfirmimi zyrtar.

Nëse pajisja e tyre lejon, lojtarët do të jenë në gjendje ta luajnë lojën në rezolucion 4K dhe porti do të mbështesë kontrollorët DualShock 4 dhe DualSense, si dhe teknologjitë nVIDIA DLSS dhe Reflex.

Ata që preferojnë të luajnë lojën duke përdorur miun dhe tastierën do ta kenë gjithashtu këtë mundësi.

Vitet e fundit, Sony ka filluar ngadalë të sjellë ekskluzivitetet e saj të PlayStation në PC dhe ardhja e titujve të rinj është planifikuar. “God of War” kështu do të bashkohet me lojërat “Horizon Zero Down”, “Days Gone” dhe të tjera që kanë gjetur rrugën e tyre nga tastiera në Windows PC.

Koha e mbërritjes së lojës në PC duhet të ndihmojë Sony të krijojë një atmosferë edhe më emocionuese për lojën “God of War: Ragnarok”, e cila pritet në vitin 2022.

Shpërndaje lajmin në:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Close Menu