Titaniku LEGO, seti më i madh i krijuar ndonjëherë

Titanik, anija e mbytur gati 110 vite më parë, ka ardhur këtë herë e rikrijuar me Lego, i cili ka prezantuar modelin më të ri dhe më të madhin të ndërtuar ndonjëherë, mbi 9000 copë të anijes më të famshme në botë.

Më shumë se 134 cm i gjatë, modeli i anijes që u mbyt pas nisjes nga porti i Sauthemptonit për në Nju-Jork më 10 Prill 1912, do të kushtojë 630 dollarë, një çmim i kripur edhe për më të pasionuarit pas LEGO, por edhe historisë.

Anija origjinale u përplas me një ajsberg mesnatën e 14 Prillit 1912 dhe u zhyt në thellësinë e oqeanit për më pak se 3 orë. Sipas një raporti të Senatit Amerikan, 1517 persona humbën jetën, ndërsa 706 mbijetuan, nga të gjithë ata që ishin në bord, udhëtarë dhe ekuipazh.

Modeli është i përbërë nga 9090 copëza dhe me to rikrijohet pamja e jashtme e anijes, por edhe detaje të pjesës së brendshme, si shkallët e kabinës së klasit të parë, por edhe dhoma e motorëve. Anija LEGO është e zvogëluar në shkallën 1:200. Ajo do të dalë zyrtarisht në shitje nga 1 Nëntori i këtij viti.

Shpërndaje lajmin në:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Close Menu