Xiaomi me version të ri të telefonit 9C Redmi, nga 32 dhe 64 GB sa i kishte më parë – tani do të jetë i disponueshëm me 128

Prodhuesi më i madh kinez i telefonave mobil, Xiamo, ka paralajmëruar versionin e ri të pajisjes së saj 9C Redmi.

Xiamo vendosi të rrit hapësirën për ruajtjen e të dhënave në telefonat e saj 9C Redmi.

Më herët ata ishin të disponueshëm në treg me variantet 32 dhe 64 GB, kurse tani Xiaomi ka vendosur që këtë hapësirë ta dyfishoj.

I riu 9C Redmi do të jetë i disponueshëm në treg me 128 GB. Këto 128 GB do të kombinoj me 4 GB RAM dhe tani vetëm pritet të mësohet data se kur do të jetë i disponueshëm në tregun evropian.

Ky version i ri fillimisht do të prezantohet në Malajzi më 3 gusht, dhe do të kushtoj vetëm 120 dollarë.

Shpërndaje lajmin në:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Close Menu